Flash

Lëkundjet e fundit në Greqi kanë shqetësuar shkencëtarët

Lapsi.al 5 March 2021
Lëkundjet e fundit në Greqi kanë shqetësuar

Rajoni i Larisas në Greqi është goditur nga dy tërmete të tre tërmete të fuqishme brenda dy ditësh, ndërsa shkencëtarët janë të shqetësuar për këtë fenomen.

Ataa shprehen të shqetësuar për sekuencën e fortë sizmike, pasi, sipas tyre, në thelb është një “surprizë”, pasi aktivizimi i tërmetit në atë zonë ishte i papritur. Presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, Profesor Efthymios Lekkas, foli për një “tërmet të papritur”, duke pasur parasysh madhësinë e tërmetit që goditi vendin të mërkurën.

Lekkas theksoi se një pllakë tjetër tektonike u aktivizua, në veri të epiqendrës së tërmetit të së mërkurës.

“Mund të karakterizohet si një tërmet, por ne duhet të shohim evolucionin e fenomenit,” tha ai.

Në deklaratat e tij të fundit, Lekkas u shfaq i bindur se ky është një tërmet i ri dhe shtoi se “tani gjithçka po nis nga fillimi”. Drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Gerasimos Chouliaras, deklaroi se kjo është një sekuencë e veçantë sizmike, ku të mërkurën ndodhi një tërmet i ri me madhësi pothuajse të njëjtë me tërmetin kryesor.

“Fenomeni është përsëritur në 2014 në tërmetet e Kefalonis.

“Ne e kemi hasur këtë fenomen në rajone të tjera sizmike të botës. Tërmetet “binjake” janë diçka e veçantë, por jo e panjohur, është një fenomen që është venë re edhe nga sizmologë ekspertë”.

Në deklaratat e tij për APE Papazahos foli për fenomenin e rrallë të tërmeteve “binjake” . Zona me problemin më të madh është fshati Damasi, pasi shumë ndërtesa dhe shtëpi, përveç shkollës, kanë pësuar dëme të mëdha.

Amuri, Mesochori dhe Zarko i Trikala-s ishin zona më të prekura dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Siç deklaroi presidenti i OAS Efthymios Lekkas, “ndërtesat i rezistuan”, një tërmeti kaq të fuqishëm.

Tre tërmetet që lëkundën Greqinë dje dhe pardje ishin me madhësi 6.3, 5.9 dhe 5.3 të shkallës rihter, ndërsa u ndjenë edhe në Shqipëri.

Të këshilluara

Sot 23 vjet nga rënia e Jasharëve

Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz. Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dh...

16:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI