Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

FOTO/ Si po i kalon Ivanka Trump ditët pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 5 March 2021
FOTO/ Si po i kalon Ivanka Trump ditët pas largimit nga Shtëpia e

Pas transferimit nga Uashingtoni në Florida, Ivanka Trump dhe Jared Kushner po shfrytëzojnë ditët e ngrohta të shtetit jugor amerikan. Vajza e ish-presidentit, Donald Trump, u fotografua duke shpalosur talentin në golf, në fushën në pronësi të babait të saj në Majami, “Trump National Doral”. Edhe Trump mbërriti aty pak minuta pas së bijës, por nuk luajti bashkë me ta.

Kompleksi sportiv, i blerë nga Trump për 150 milionë dollarë në shkurt 2021, është 90 minuta larg rezidencës së ish-presidentit në Mar-a-Lago, ku tashmë po jeton bashkë me Melanian dhe djalin e tyre Barron.

Ndërsa Ivanka dhe bashkëshorti i saj Jared, i cili gjithashtu ishte këshilltar i Trump gjatë 4 viteve në detyrë, jetojnë në një prej zonave më luksoze të Majamit, buzë oqeanit. Përgjatë javëve të fundit ata kanë shijuar motin e ngrohtë të Floridës.

Prania e tyre në klubin sportiv mund të jetë e lidhur edhe me përpjekjet për ta rigjallëruar pas goditjes që ka marrë për shkak të pandemisë. “Bloomberg” raporton se xhiro vjetore e resortit në vitin 2020 është pakësuar me 30 milionë dollarë krahasuar me vitin 2019.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI