Flash

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Nju Jorku pas masës së arrestit në shtëpi të vendosur nga SPAK ndaj drejtoreshës së Sh&...

15:39

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e dërgeseva të vaksinave vendosur nga Italia

Lapsi.al 5 March 2021
Australia i kërkon KE-së të rishikojë bllokadën e

Australia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit.

Italia, e mbështetur nga Komisioni Evropian, e ndaloi eksportin e planifikuar të rreth 250,000 dozave të AstraZenecas, pasi prodhuesi i ilaçeve nuk arriti t’i përmbushë zotimet e tij ndaj kontratës me Bashkimin Evropian.

“Australia e ka ngritur çështjen me Komisionin Evropian përmes kanaleve të shumta”, tha ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, para gazetarëve në MelbuAustralia kërkoi nga Komisioni Evropian që të rishikojë vendimin e Italisë për të bllokuar një dërgesë me vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit.

Italia, e mbështetur nga Komisioni Evropian, e ndaloi eksportin e planifikuar të rreth 250,000 dozave të AstraZenecas, pasi prodhuesi i ilaçeve nuk arriti t’i përmbushë zotimet e tij ndaj kontratës me Bashkimin Evropian.

“Australia e ka ngritur çështjen me Komisionin Evropian përmes kanaleve të shumta”, tha ministri australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, para gazetarëve në Melburn.

AstraZeneca kërkoi leje nga autoritetet italiane për të eksportuar 250,000 doza nga fabrika Anagni afër Romës, por Qeveria italiane refuzoi.

Hunt tha se Australia ka marrë tashmë 300,000 doza të vaksinës AstraZeneca, të cilat do të zgjasin derisa të rritet prodhimi vendas i vaksinës.

Australia nisi programin e imunizimit dy javë më parë, duke vaksinuar fillimisht stafin shëndetësor dhe qytetarët e moshuar me vaksinën Pfizer, edhe pse dozat e kësaj të fundit janë të kufizuara në të gjithë botën.

Vendimi i Italisë vjen vetëm disa ditë pasi kryeministri Mario Draghi, i cili e mori detyrën muajin e kaluar, u tha udhëheqësve të tjerë të BE-së se blloku duhet ta përshpejtojë vaksinimin dhe të marrë masa kundër kompanive farmaceutike, që nuk kanë arritur t’i sigurojnë furnizimet e premtuara.

Vendet e BE-së kanë nisur imunizimin në fund të dhjetorit, por po lëvizin me një ritëm më të ngadalshëm se shumë vende të tjera.

Zyrtarët i kanë fajësuar poblemet me furnizim nga prodhuesit kryesorë./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI