Flash

Sulmi me thikë në Suedi, nisin hetimet për terrorizëm

Lapsi.al 4 March 2021
Sulmi me thikë në Suedi, nisin hetimet për terrorizëm

Policia suedeze është duke hetuar terrorizmin si motiv të mundshëm pas një sulmi me thikë në jug të Suedisë. Sulmuesi, në të 20-tat, u arrestua pasi u qëllua dhe u plagos nga policia të mërkurën, në qytetin Vetlanda.

Ai plagosi tetë njerëz në lokacione të ndryshme në qendër të qytetit, i cili ndodhet rreth 275 kilometra në jugperëndim të Stokholmit. Sipas spitalit lokal, tre të plagosur janë në rrezik për jetën. Policia tha se po e heton krimin si përpjekje për vrasje dhe se po konsideron lidhjet e mundshme me terrorizëm.

Ministri i Brendshëm i Suedisë, Mikael Damberg, i tha Radios suedeze së është e rëndësishme të priten hetimet, përpara se të nxirren konstatime. Policia nuk e zbuloi shtetësinë e sulmuesit të dyshuar, por tha se ai ka qenë i njohur për autoritetet për krime më të vogla. Kryeministri suedez, Stefan Lofven, tha se “dhuna e tmerrshme” është një kujtesë se “sa e dobët është ekzistenca jonë e sigurt”.

Forca shtesë të policisë janë vënë në patrullë në zonën e sulmit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI