Flash

Tekashi 6ix9ine rikthehet në "Instagram"

Lapsi.al 25 February 2021
Tekashi 6ix9ine rikthehet në "Instagram"
Tekashi 6ix9ine është rikthyer në Instagram pas 6 muajsh mungesë. Përmes një postimi në rrjete sociale reperi zbuloi se cila ishte arsyeja që e mbajti larg rrjeteve sociale dhe muzikës për një kohë kaq të gjatë. Pasi u shpall fajtor për 9 akuza në janar të 2019-tës, Tekashi 6ix9ine u lirua nga paraburgimi për të vuajtur 4 muajt e dënimit të tij 2-vjeçar në arrest shtëpie. Reperi ka zbuluar se gjatë kësaj kohe ai vetëm ka ngrënë dhe shtoi shumë në peshë, duke shkuar në ekstreme. Tekashi 6ix9ine ka publikuar në Instagram disa foto dhe video të tij, në të cilat i dallohet barku i fryrë nga shëndeti i shumtë. “Arsyeja e vërtetë pse lashë Instagramin dhe muzikën për 6 muaj ishte sepse në shtator isha më i shëndoshë se kurrë. Peshoja 92.5 kilogramë dhe po kaloja shumë në jetë. Mendova që ta lija muzikën anash dhe të fokusohesha tek vetja ime dhe sot jam 27 kilogramë më pak, rreth 63.5 kilogramë. Dhe për ta përmbledhur të gjithë këtë me një shprehje: Të gjithë kanë nevojë në jetë për një pushim”, ka treguar ai përmes postimit. Kjo nuk është hera e parë që Tekashi 6ix9ine flet për peshën e tij. Në tetor të 2020-s, reperi u shtrua në spital për shkak të mbidozës nga pilulat e ditës dhe kafeinë.

Të këshilluara

Naomi Campbell pozon topless

Naomi Campbell është padyshim një nga femrat më të bukura dhe pavarësisht se vitet kalojnë ajo është po e njëjta. E njohur si “Pantera e Zezë” për shkak të kilo...

17:07

Lady Gaga i rikthehet look-ut të vjetër

Lady Gaga këto ditë duket si alter ego e personazhit të saj në “A Star is Born”, pasi është bërë sërish brune! Këngëtarja e njohur është shfaqur në Romë ditën e...

14:38

Çfarë fshihet pas postimeve të Loredanës

Të dukurit perfekt në rrjete sociale është kthyer në një shqetësim të madh social në mbarë botën. Për shkak të këtij perfeksioni jo real, shumë të rinj kanë shk...

11:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI