Flash

Lady Gaga i rikthehet look-ut të vjetër

Lapsi.al 25 February 2021
Lady Gaga i rikthehet look-ut të vjetër

Lady Gaga këto ditë duket si alter ego e personazhit të saj në “A Star is Born”, pasi është bërë sërish brune! Këngëtarja e njohur është shfaqur në Romë ditën e mërkurë me një pamje tërësisht të re. Këngëtarja i ka lyer flokët në ngjyrë kafe, teksa është parë duke shëtitur me një fustan me printe leopardi.

Flokët e saj ajo i kishte të kapur mbrapa dhe modeli dukej i ngjashëm me atë që kishte gjatë inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden. Sipas revistës “Grazia”, Gaga është rikthyer në Itali për të nisur xhirimet për filmin e saj të ri, “Gucci”, në muajin mars.

Këngëtarja do të luajë rolin e ish-gruas së Maurizoi Gucci, Patrizia Reggiani, në një film që do të jetë i fokusuar tek industria e modës. Nëfilmin “Gucci” parashikohet se do të luajnë dhe Al Pacino dhe Adam Driver.

Ky rol për Gaga-n vjen pak kohë pasi ajo fitoi çmim Oscar si Ally Maine në filmin “A Star is Born” në vitin 2018. Edhe në atë film ajo endosi të ndryshonte pamje, duke u bërë sërish brune. Ndërkohë nuk është ende e qartë nëse ndryshimi i fundit në look është për rolin e saj të ri apo jo dhe parukieri i këngëtares nuk e ka zbuluar ende nëse bëhet fjalë për një paruke apo një lyerje të vërtetë flokësh.

Të këshilluara

Çfarë fshihet pas postimeve të Loredanës

Të dukurit perfekt në rrjete sociale është kthyer në një shqetësim të madh social në mbarë botën. Për shkak të këtij perfeksioni jo real, shumë të rinj kanë shk...

11:29

Kim Kardashian festë pas divorcit

Ndarja e dyshes Kim Kardashian-Kanye West ka nxitur interesin publik mbi gjendjen emocionale të tyre. Si po e përballojnë dy ish-partnerët divorcin? 40-vjeçarja...

09:40

Ndërron jetë e ëma e Flori Mumajesit

Kantautori Flori Mumajesi ka humbur të ëmën ditën e sotme. Burime pranë familjes u shprehën për Top Albania Radio se e ndjera ishte e shtruar në spital prej dit...

19:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI