Flash

Flet Eneda Tarifa, tregon arsyen e largimit nga Portokalli

Lapsi.al 24 February 2021
Flet Eneda Tarifa, tregon arsyen e largimit nga Portokalli

Pesë ditë pas një interviste për Revista Class – ku ndër të tjera shprehej se kishte nisur punën për sezonin e ardhshëm të “Portokallisë” – Eneda Tarifa njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e programit të humorit për shkak të projekteve personale. Largimi i papritur ngriti dyshime për një mosmarrëveshje mes palëve, por këngëtarja, e ftuar në “Live from Tirana” në Top Albania Radio, i mohoi zërat.

“Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam. Janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem. Gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!”

Më 19 shkurt, në një postim në Instagram për largimin nga "Portokalli", Eneda u shpreh:

“Më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im në spektaklin ‘Portokalli’ përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre ‘e nxorra mallin...’ kur i thonë një fjale. Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më ‘shitur’ dhe pa më ‘blerë’ dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik në këtë vend.”

Tarifa u rikthye në “Portokalli” në shtator 2020. Për këngëtaren, kjo nuk ishte një eksperiencë e panjohur pasi ka qenë pjesë e "Portokallisë" për 6 vite me radhë, para se të largohej në vitin 2016. Anabel

Të këshilluara

Ndërron jetë e ëma e Flori Mumajesit

Kantautori Flori Mumajesi ka humbur të ëmën ditën e sotme. Burime pranë familjes u shprehën për Top Albania Radio se e ndjera ishte e shtruar në spital prej dit...

19:06

Sërish akuza për Alexander Wang

Stilisti i famshëm amerikan Alexander Wang po përballet me akuza të tjera për ngacmime seksuale. Keaton Bullen, një student 21-vjeçar i Shkollës së Dizajnit ...

18:26

Travis Scott thyen rregullat e pandemisë

Nuk është hera e parë që reperi Travis Scott shkel rregullat anti-Covid dhe s’dimë sa do të dënohet këtë herë! Teksa promovonte në një stendë albumin e tij të ...

14:14

Mandy Moore, nënë për herë të parë

Aktorja  Mandy Moore ka mirëpritur në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bëri të ditur vet Mandy duke zbuluar për fansat se ajo dhe burri i saj Taylor Gold...

10:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI