Një aksident me dy të plagosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aksin Elbasan-Peqin. Mjeti tip ” Benz”, me drejtuese shtetasen K.R., është përplasur me mjetin tim “Honda”, me drejtues shtetasin I.Y., 45 vjeç. Policia bën të ditur se si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja J.R., pasagjere në mjetin tip “Benz”.
Ata janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.