Flash

VIDEO/ Tronditet Elbasani, dy shpërthimi të njëpasnjëshme te Metalurgjiku

Lapsi.al 18 February 2021
VIDEO/ Tronditet Elbasani, dy shpërthimi të njëpasnjëshme te

Dy shpërthime të fuqishme u dëgjuan rreth orës 20:00 në ambientet e ish- kombinatit Metalurgjik, në Elbasan, aty ku ndodhen furrat e shkrirjes së kompanisë KURUM.  Sipas banorëve të zonës industriale të ish-Metalurgjikut, shperthimet ishin të njëpasnjëshme dhe ndodhën në harkun e tri minutave. Fatmirësisht nga shpërthimet nuk raportohet për të lënduar, kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale dhe raportohet vetëm për dëme materiale dhe thyerje të xhamave të disa kompanive industriale.

Nga te dhenat e para mesoohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një bombule gazi, e cila ishte ka qenë brenda sasive të mëdha të skrapit, i cili do të perpunohej në këtë uzinë. Incidente të tilla në zonën industriale të ish-Metalurgjikut janë të shpeshta dhe mjaft herë edhe me pasoja. Në vendngjarje ka shkuar policia por ende nuk ka një njoftim zyrtar për incidentet e ndodhura.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/WhatsApp-Video-2021-02-18-at-20.42.43.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI