Flash

La një flamur amerikan te porta e SHISH, zbulohet i riu që alarmoi policinë dhe shërbimin sekret

Lapsi.al 18 February 2021
La një flamur amerikan te porta e SHISH, zbulohet i riu që alarmoi

Tre institucione, shërbimi sekret vendas antiterrori dhe prokuroria u vunë në kërkim të një të panjohuri i cili në fund të muajit janar la si dhuratë në hyrje të shërbimit informativ shtetëror një flamur amerikan dhe më pas u largua në drejtim të paditur.

Sipas burimeve pas një sërë veprimesh ku u përfshi edhe marrja në pyetje e rojës së Shish, si dhurues i flamurit amerikan u zbulua se ishte Luis Shyti , 32 vjeç nga një fshat i Tiranës. Bëhet me dije se shërbimi sekret ka kërkuar bashkëpunim me policinë për të rënë në gjurmët e personit në fjalë, i cili pas kërkimeve dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u mësua se nuk ka asnjë ngarkesë kriminale dhe gjithashtu as rrezikshmëri shoqërore.

Sidoqoftë për të mbërritur në ketë konkluzion autoriteteve u është dashur ta mbajnë disa javë nën vëzhgim të riun derisa janë bindur se ketë veprim e ka bërë pa pasur qëllime të tjera veç dhuratës.

Në përfundim burimet e TCH theksojnë se hetimi i mëtejshëm i SHISH dhe antiterrorit iu delegua për veprime shtesë prokurorisë që siç thekson në rrugë jozyrtare do të shpallë mos fillimin. Nuk ka vepër penale tha një burim jozyrtar ndaj çështja do të mbyllet./ TCH

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI