Flash

ISHP: Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë, ndoshta ka ardhur varianti britanik i Covid

Lapsi.al 18 February 2021
ISHP: Shqipëria ndodhet në valën e tretë të

Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se piku i kësaj vale ishte javën që kaloi, kur në Shqipëri u shënuan 1239 raste, në 4562 testime të kryera.

“Jemi në një valë të tretë të pandemisë dhe shpresojmë që pikun e saj ta kemi patur ditët që kishim mbi 1 mijë raste dhe ndoshta në ditët në vijim do të na ulet gradualisht ky numër rastesh”.

Tirana, Gjirokastra dhe Lezha kanë incidencë më të madhe.

“Pozitiviteti ka arritur rreth 30 përqind, megjithatë ditët e fundit kemi një tendencë pak në rënie. Incidenca është 3374.7 për 100 mijë banorë. Incidencë të lartë vazhdon të ketë Tirana, meqenëse ka dhe densitetin më të lartë të popullsisë”. Ekspertët thonë se në vend ka transmetueshmëri të lartë të virusit. Teksa jemi në pritje të përgjigjeve nga laboratori i Londrës për mutacionet e Covid, Daja thotë se mund të ketë një konfirmim pozitiv.

“Fakti që kemi një numër të lartë të rasteve, vetëm virusi i cili është anglez shkakton një virulencë dhe një përhapje kaq të madhe. Ndoshta vërtetë ky virus ka ardhur. Ne e presim që ndoshta mund të kemi një konfirmim pozitiv nga laboratori”.

Sipas projeksioneve të Institutit të shëndetit publik, kurba e infektimeve pritet të mbetet e lartë deri në fund të muajit Shkurt./ Tv Klan

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI