Flash

Goditet me gurë autobusi, Kosova i dërgon note proteste Malit të Zi

Lapsi.al 18 February 2021
Goditet me gurë autobusi, Kosova i dërgon note proteste Malit të

Ambasada e Kosovës në Podgoricë i dërgoi notë verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, duke kërkuar shpjegim në lidhje me një incident që ndodhi pranë qytetit Berane. Sipas një deklarate nga Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, atje u sulmua me gurë një autobus me pasagjerë nga Kosova. Në bazë të njoftimit, asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar dhe autobusi i kompanisë “Gjafa Tours” ka pësuar vetëm dëme materiale.

Në kohën e incidentit, në autobus ndodheshin skiatorë nga Kosova që ktheheshin nga qyteti i Kollashinit në Mal të Zi.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, tha se ky incident ka shkaktuar frikë për lëvizjen e lirë të qytetarëve midis Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kosova nuk do ta lejojë minimin e drejtimit euro-atlantik të rajonit nga këto incidente të mbjella nga lufta hibride kundër anëtarëve dhe aleatëve të NATO-s në rajon”, tha Haradinaj Stublla.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve malazeze që t’i ruajnë “marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kosovës dhe Malit të Zi”, duke marrë parasysh “rolin dhe rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”.

Policia në Berane i ka thënë gazetës malazeze “Vijesti” se nuk ka indikacione për një incident të organizuar, porse rasti është regjistruar dhe se bëhet fjalë për një një incident sporadik.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI