Flash

Mal i Zi/ Konfirmohet varianti anglez i Covid-19

Lapsi.al 18 February 2021
Mal i Zi/ Konfirmohet varianti anglez i Covid-19

Në Mal të Zi konfirmohet varianti anglez i koronavirusit.

Instituti për Shëndetin publik në Mal të Zi mori konfirmimin nga laboratori gjerman i klinikës Charite në Berlin, se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar varianti britanik i Covid – 19. Pasi kemi të bëjmë me virus, i cili ka një përhapje shumë të lartë, sipas ekspertëve,   gjatë ditëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me ketë virus. Mali i Zi, aktualisht renditet i pari në rajon me 1.376 të infektuar me koronavirus për 100.000 banorë.  Për shkak të situatës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave, pas mbylljes së Budvës dhe Tivatit, me urdhër të institucioneve përkatëse u mbyllën të gjitha objektet e hotelisë në Nikshiq, Cetinjë, Podgoricë, Herceg Novi, Ulqin dhe Kotorr.

Shpresa tek vaksinat

Ndërkohë që situata është tejet alarmante e tërë vëmendja është e përqëndruar tek vaksinat. Të mërkurën (17.02) në Mal të Zi  mbërriti  kontigjenti i parë me vaksina kundër koronavirusit, të cilat janë dhuratë nga Serbia. Në aeroportin e Podgoricës Kryeministri Zdravko Krivokapiq priti homologen e tij serbe Ana Brnabiq, të cilën e falenderoi dhe i tha, që ”ky donacion është dëshmi e respektit të madh. Ky veprim do të jetë një fillim i ri në zhvillimin e marrëdhënieve misi dy vendeve që në një periudhë të caktuar kohore kishin shënuar ngecje”, është shprehur Krivokapiq.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq është shprehur, se Serbia do t’i dhurojë Malit të Zi edhe vaksina të tjera. Sipas saj donacioni për mbi 4.000 dozash është i mjaftueshëm për  fillimin e vaksinimit. Ajo solli mesazhin e presidentit të Serbisë  Alaksandar Vuçiq, që”me këtë gjest hapim një kapitull të ri të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Malit të Zi”.  Zëvendëskryeministri i Malit të Dritan Abazoviq, i cili ka qenë drejtpërdrejt i angazhuar në bisedime me Serbinë për këtë donacion, i shprehu mirënjohje qeverisë së Serbisë për – siç tha ai – “këtë gjest njerëzor”.

Kontigjenti i sapo mbërritur i vaksinave do të jetë në shërbim të personelit mjekësor si edhe strehimoreve të kujdestarisë për të moshuarit.  Ministrja  e Shëndetësisë Jelena Boronoviq Bojoviq ka bërë të ditur se Mali i Zi pret furnizim me vaksinën ruse, e cila është siguruar nga negociatat e drejtpërdrejta me Rusinë. Sipas saj, Mali i Zi do të furnizohet edhe me vaksinën kineze dhe atë gjermano-amerikane Pfizer/BioNtech. Mali i Zi  është ndër vendet e fundit në rajon që fillon imunizimin kundër COVID-19./DW/

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI