Flash

Edvin Prifti apelon vendimin, çfarë thotë për 500 milionë lekët e gjetura në shtëpi

Lapsi.al 18 February 2021
Edvin Prifti apelon vendimin, çfarë thotë për 500

Mjeku i QSUT, Edvin Prifti, i arrestuar pak ditë më parë në sallën e gjyqit, për shumën e parave që iu gjet në banesë, ka apeluar vendimin.

Në apelim thuhet se pasuria e mjekut Edvin Prifti është e ligjshme, se paratë e gjetura në banesë janë të bashkëshortes së tij, dhe se ai nuk ka bërë përpjekje për ta fshehur.

Arrestimi i kardiokirurgut/ Faji i mjekut apo i sistemit? 

“Prifti kërkon shfuqizimin e vendimit për shkak të paligjshmërisë së procedurës dhe për mungesë të provave që e bëjnë të arsyeshëm dyshimin se zoti Edvin Prifti ka kryer veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale”- thuhet në vendimin e zbardhur nga News 24.

Më tej, në apelim thuhet se “Ritheksojmë se një pjesë e të hollave (56.850 USD dhe 3.395.000 lekë) nuk u gjetën në zyrën e tij, por pas kontrollit vetjak, në çantën e tij të lap-topit, i cili në thelb është një akt i paligjshëm, sepse gjykata nuk kishte disponuar me vendim për kontrollin e tij personal”.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë (rreth 500 milionë lekë në total).

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI