Flash

Rasti i parë/ Vjen në Itali varianti nigerian i koronavirusit

Lapsi.al 17 February 2021
Rasti i parë/ Vjen në Itali varianti nigerian i koronavirusit

Autoritetet shëndetësore në Itali është kanë identifikuar një variant të ri të Covid-19 që nuk ishte parë asnjëherë më parë. Varianti i ri quhet B.1.525 dhe mendohet se e ka origjinën në Nigeri, por tashmë është identifikuar në vende të tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Danimarkën dhe Shtetet e Bashkuara.

Varianti u gjet në një person që që po kthehej nga një udhëtim në Afrikë. Autoritetet thanë se deri tani janë identifikuar vetëm 100 raste të këtij varianti në disa vende evropiane dhe afrikane, por edhe në Shtetet e Bashkuara.

Varianti B.1.525 ka disa ngjashmëri me variantin anglez, por ngjan edhe me një mutacion, "të keq", E484K që gjithashtu është i pranishëm në variantin brazilian dhe atë Afrikës së Jugut. Ajo që e karakterizon variantin e ri është se ai ka aftësinë të shpëtojë nga antitrupat dhe të dobësojë vaksinat.

Varianti B.1.525 u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në mes të dhjetorit dhe tashmë është përhapur në 14 vende. Rasti i parë lidhej me një udhëtim në Nigeri, ku 12 nga 51 mostrat e virusit të analizuar (24%) paraqitën mutantin e ri.

Karakteristikat e këtij varianti nuk dihen, por mund të jetë më i transmetueshëm dhe ndoshta më vdekjeprurës. Deri tani dihet se vetëm se Moderna, Pfizer dhe AstraZeneca janë po aq efektive kundër variantit anglez, por AstraZeneca ka pasur probleme me variantin e Afrikës së Jugut. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI