Flash

Rama tërhiqet nga arroganca: Rri apo largohem, këtë e vendos populli (si flet pasi i fiton zgjedhjet)

Lapsi.al 18 February 2021
Rama tërhiqet nga arroganca: Rri apo largohem, këtë e vendos

I ndërgjegjshëm se arroganca ka një efekt negativ tek votuesit dhe duke qenë se jemi 2 muaj para zgjedhjeve, Edi Rama ka nisur të vetëkorrigjohet dhe të shfaqet gjithnjë e më i përulur dhe modest. Në një komunikim me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë u duk mirëkuptues, ndërsa i përgjigjet të pakënaqurve që i kërkojnë të largohet, duke i vënë në dukje se largimin e tij e vendos populli.

Një pohim i tillë supozohet të jetë normal për kryeministrin e një vendi demokratik, por nuk është rasti për Edi Ramën, që pas 23 vitesh në pushtet e ka të vështirë të kontrollojë arrogancën. Çështja është se tani jemi në fushatë dhe arroganca është një luks që nuk mund t'ia lejojë vetes. Për të kuptuar se sa i vërtetë është kur shfaqet i sjellshëm dhe mirëkuptues në publik, vlen të kujtohet se si fliste pasi i kishte fituar zgjedhjet e vitit 2017. Atëherë kur ishte në fillim dhe jo në fund të një katërvjeçari tjetër. Në intervistën në Open, në Top Channel, në korrik të 2017, Rama thoshte se vendimi për t'u larguar nga politika, i përkiste atij vetë.

“S’ka filluar mandati i dyti, i treti është shumë larg. Kjo është çështje, të paktën për mua. Nuk e jetoj politikën për asnjë. Përveçse për misionin e jashtëzakonshëm për të lënë gjurmë. Të tjerat janë gjëra për mua dytësore. Në këtë aspekt, besoj se arsyeja që kam përçuar këtë energji, vjen që e kam brenda. Kur mos të ndjejë këtë energji që do më mungojë, nuk ka nevojë fare që të më thotë dikush tjetër, pasi vetëvetiu nuk është jeta që unë jetoj. Kështu që është e kot që të flasim për këtë. Do ja dal, Pasi në momentin kur të largohem, do të largohem kur të vendos unë, dhe jo kur të thonë njerëzit jo se ‘na erdhe në majë të hundës" thoshte Rama, që me gjasë nuk ka ndryshuar mendim. Thjesht, këto dy muaj nuk është koha për ta shfaqur arrogancën.

 

 

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI