Flash

Lubonja: Vaksina 'Rilindja' ka vdekshmëri shumë të lartë. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale

Lapsi.al 18 February 2021
Lubonja: Vaksina 'Rilindja' ka vdekshmëri shumë të

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se në Shqipëri, ka përgjegjshmëri të madhe nga ana e qeverisë shqiptare për çështjen e vaksinimit. Lubonja thekson se vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, duke shtuar se lënia e vendit në këtë gjendje është kriminale.

“Ka rëndesë, por jio vetëm rëndesë,. Ecja e vaksinimit ka ngadalësuar në disa shtete, në Izrael, SHBA, madje edhe në Izrael ka ecur vaksinimi. Unë këtu shoh një situatë, ku vaksina Rilindja bëhet me ritme më të shpejta sesa vaksina Pfizer që mund të na sjellë qeveria kushedi se kur.

Vaksina Rilindja ka vdekshmëri shumë të lartë, dmth vaksinohesh duke marrë virusin. Lënia e vendit në këtë situatë është kriminale. Edhe qeveria italiane e re do që të nxjerrë situatën nga situata e korobnavirusit. Ka papërgjegjsshmëri për situatën e Covid, por shihen vetëm zgjedhjet, gara për pushtet. Edhe ai popull jemi, që mbyteshim në Adriatik. E shoh situatën shumë dëshpëruese”, tha Lubonja.

Fatos Lubonja shtoi se qeveria bën propagandë sikur po bën diçka për situatën nga Covid, duke shtuar se ka më shumë propagandë sesa punë.

“Këta bëjnë propagandë, i lënë njerëzit të vdesin dhe në fund mburren sikur janë Skënderbeu. Këtu u la gjithçka në dorë të privatit dhe sistemi na del katrahurë. Sistemi na tregoi se kush nuk paguan dot, vdes. Politika duhet ta ndryshojë, edhe kultura popullore. Politika duhet të japë shembull. Konfuci shprehet se nëse situata prishet lart, poshtë është katastrofë. Rama kur tha për personalitetet e moshuara do vaksinohen, dmth kush është me PS-në.

Përtej kësaj, personaliteti që është i tillë, duhet ta refuzojë këtë opsion, sepse ai është i barabartë me çdokënd. Sipas interesit, nxjerr opsionet. Është mënyrë për të ndarë shoqërinë në pro dhe kundër meje. Siç kanë bërë edhe me ndarjen e vendit, duke lënë keq veriun”, u shpreh Lubonja./ BW

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI