Flash

Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, dy të plagosur

Lapsi.al 18 February 2021
Aksident në rrugën Tiranë-Elbasan, dy të plagosur

Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:40. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara. Gjatë një tentative parakalimi në vendin e quajtur “Dopaj” autovetura me targë AA856GH është përplasur me makinën me targë AB 053 BZ. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se të plagosur mbetën drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht të plagosurit jashtë rrezikut për jetën. Policia në vendngjarje ka dokumentuar provat dhe po heton rrethanat e aksidentit me pasojë plagosjen e rëndë të drejtuesve të automjeteve.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI