Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Protesta masive kundër juntës ushtarake në Mianmar

Lapsi.al 18 February 2021
Protesta masive kundër juntës ushtarake në Mianmar

Një numër rekord njerëzish demonstruan në Mianmar të mërkurën pavarësisht ndalimit të tubimeve nga junta ushtarake e cila mori sundimin e vendit pas grushtit ushtarak në fillim të shkurtit. Protestuesit mbushën rrugët e kryeqytetit Naypyitaw, qytetit të dytë më të madh të vendit Mandalay si dhe qytetit Yangon, ku pjesmarrja ishte ndër më të mëdhatë që nga marrja e pushtetit me dhunë nga ushtria.

Një numër i madh njerëzish nga të gjitha sferat e jetës private dhe publike morën pjesë në demonstratën masive kundër juntës ushtarake. Shumë njerëz braktisën punën për të marrë pjesë në protestë, pavarësisht një urdhëri ushtarak dhe kërcënimeve për veprime ndaj tyre.

Nuk ka patur njoftime për dhunë të shkallës së lartë, ndërsa protestuesit bllokuan makinat e policisë dhe ushtrisë në Yangon duke vazhduar praktikën e bllokimit të rrugëve kryesore me automjete të ndaluara në mes të rrugës duke pretenduar se kanë probleme me motorin.

Protestuesit po ashtu vërshuan në rrugët e qytetit Mandalay, ku forcat e sigurisë një ditë më parë u drejtuan tytat e armëve rreth 1 mijë demonstruesve dhe i goditën ata me shkopinjë dhe sende të tjera. Njoftimet e shtypit lokal flisnin për përdorimin e plumbave të gomës ndaj turmës, duke plagosur disa njerëz.

Në qytetin Naypyitaw , inxhinierët dhe punonjësit e bankave u bashkuan me protestuesit ndërsa marshuan në rrugët kryesore të qytetit, me thirrjet për lirimin e udhëheqëses Aung San Suu Kyi dhe Presidentit Win Myint.Një shofer makine i tha sherbimit birmanez të Zërit të Amerikës se ai u bashkua me protestat për të bllokuar transportin./VOA

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI