Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon lirimin e Navalnyt

Lapsi.al 17 February 2021
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut kërkon lirimin e

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka bërë thirrje për lirim “të menjëhershëm” të politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, kërkesë që është refuzuar shpejt nga Qeveria ruse. “Më 16 shkurt, një dhomë prej shtatë gjyqtarëve të Gjykatës ka vendosur, në interes të palëve dhe sipas procedurave, që t’i kërkojë Qeverisë së Rusisë, sipas Rregullit 39 të Rregullave të Gjykatës, që të lirojë aplikuesin (Navalny)”, është cituar të ketë thënë gjykata me bazë në Stasburg, sipas faqes së Navalnyt në internet.

“Kjo masë duhet të zbatohet menjëherë”, është thënë aty.

Ministri rus i Drejtësisë Konstantin Chuychenko, u ka thënë gazetarëve se kërkesa e gjykatës është “e paarsyeshme dhe e paligjshme”, duke pretenduar se nuk ka “bazë ligjore” për lirimin e Navalnyt.

Kritiku i Kremlinit, 44-vjeçar është arrestuar më 17 janar, pasi është kthyer nga Gjermania në Rusi, ku është trajtuar nga helmimi me agjent nervor.

Navalny beson se helmimin e ka urdhëruar presidenti rus Vladimir Putin, mirëpo Kremlini mohon një gjë të tillë.

Navalny e ka konsideruar seancën fillestare pas arrestimit të tij si “tallje me drejtësinë”, përderisa ndalimi i tij është dënuar nga pjesa më e madhe e Perëndimit.

Në gjithë Rusinë po ashtu është protestuar në mbështetje të tij.

Policia ka shtypur dhunshëm protestat e janarit, duke arrestuar dhe ndaluar mijëra protestues që kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre nëpër rrugët e Rusisë.

Gjykata në Moskë ka vendosur më 2 shkurt që Navalny është fajtor për shkelje të një dënimi me kusht që ka të bëjë me përvetësim.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka konsideruar këtë dënim të paligjshëm dhe arbitrar.

Mirëpo gjykata në Rusi beson se ai ka shkelur rregullat e lirimit me kusht, ndonëse në atë periudhë ai ka qenë duke u shëruar në Gjermani, andaj është dënuar me dy vjet dhe tetë muaj burgim.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI