Flash

Kina tejkalon SHBA-në si partneri më i madh tregtar i BE-së

Lapsi.al 17 February 2021
Kina tejkalon SHBA-në si partneri më i madh tregtar i BE-së

Kina është bërë partneri më i madh tregtar i Bashkimit Evropian, duke i tejkaluar Shtetet e Bashkuara. Sipas të dhënave të Zyrës së Statistikave të BE-së, Eurostat, tregtia midis BE-së dhe Kinës ka kapur vlerën e 709 miliardë dollarëve vitin e kaluar, krahasuar me 671 miliardë dollarë importe dhe eksporte me SHBA-në.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit, Kina ka qenë ekonomia e vetme në botë që ka parë rritje në vitin 2020, çfarë ka nxitur kërkesën për makina evropiane dhe mallra luksoze. Ndërkaq, eksportet e Kinës në Evropë kanë përfituar nga kërkesat e mëdha për pajisje mjekësore dhe elektronike.

“Në vitin 2020, Kina ishte partneri kryesor i BE-së. Ky rezultat ishte për shkak të rritjes së importeve (+5.6%) dhe eksporteve (+2.2%)”, tha Eurostat.

Shifrat janë të përafërta me të dhënat zyrtare të Kinës, të publikuara në janar. Sipas tyre, tregtia e Kinës me BE-në është rritur me 5.3%, në 696.4 miliardë dollarë, në vitin 2020. Sipas Eurostat-it, deficiti tregtar i BE-së me Kinën po ashtu është rritur nga 199 miliardë dollarë në 219 miliardë./REL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI