Flash

Rama reagon pas denoncimit të dy motrave: Asnjë e vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie

Lapsi.al 17 February 2021
Rama reagon pas denoncimit të dy motrave: Asnjë e vërtetë

Edi Rama ka reaguar në lidhje me denoncimin që bënë dje me zë dhe figurë të dy motrave që kishin humbur babain e tyre në Infektiv.

Lexo më tej: Videoja rrëqethëse/ “Babain se prekën me dorë deri sa vdiq. Mos i sillni më kurrë në Infektiv prindërit tuaj” 

Në një deklaratë para mediave, kreu i qeverisë theksoi se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie.

Sipas motrave, mbesat e ish-deputetit të PD-së, Vili Minarolli, babait të tyre, Rifat Lalo, nuk iu dha shërbim në spitalin Infektiv, ndërsa deklaruan se ai qëndroi në karrige për disa orë dhe më pas ndërroi jetë.

Po flasim për dy raste të ndryshme. Zonja nuk kishte kartën e identitetit me vete, njerëzve iu dha informacion gjysmak si ato dy zonjat që qanë për humbjen e babait te spitali. QSUT e tha se çfarë kishte ndodhur se nuk kishte asnjë të vërtetë në atë deklaratë dhimbje dhe partie. Rastet e abuzuesve dhe batakcinje si rasti që vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare. Këto njollosin bluzat e bardha. Të gozhdohen nga balta. Me respekt për njerëzit që kanë dhimbje, mos i ndodhtë kujt. I kuptoj se nga dhimbja çdo gjë ia faturojnë mjekëve.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI