Flash

Basha i përgjigjet Ramës me MEME: Ke dështuar në gjithçka, tani ik rri me familjen

Lapsi.al 16 February 2021
Basha i përgjigjet Ramës me MEME: Ke dështuar në

Pasditja e kësaj të marte ishte një “luftë” në distancë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës që kur kanë mbetur pak më shumë se 2 muaj nga zgjedhjet kanë shtuar tonet e akuzave ndaj njëri – tjetrit. I pari ishte Basha që publikoi një video në rrjetet sociale ku akuzonte Ramën se “kishte dështuar në 8 vite dhe se tani po bënte të tjera premtime boshe”. Reagoi Rama në Facebook se “i duhej një mandat i tretë për të mbyllur procesin e rindërtimit dhe vaksinimin e gjithë popullsisë”. Në mbrëmje ishte sërish Basha që renditi të gjitha ato që sipas tij ishin dështimet e Ramës.

“Edi, njerëzit e sojit tënd përpiqen t'i bindin të tjerët se po të kenë edhe 4 vjet kohë do të arrijnë gjithçka. Por e vërteta është se kjo nuk ndodh kurrë. Nuk ndodhi as pas 4 viteve të para, por prapë i kërkove Shqipërisë të ta jepte timonin vetëm. E more edhe 4 vjet të tjerë dhe prapë e le në vend numëro. Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë, Edi.

Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar. Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna. Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë. Hyrja në Europë ka ngecur. Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua” – shkruan Basha.

Më pas Basha thotë se një mandat i tretë Ramës nuk i duhet për shqiptarët, por për veten e tij.

“Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro. 4 vite të tjera nuk të duhen për shqiptarët, sepse për ta nuk të bëhet vonë. 4 vjet të duhen për vete dhe ortakët e tu që pasurohen me milionat e tenderave dhe koncesioneve korruptive. Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra. Ik rri me familjen tënde. Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty” – shkruan Basha. ©LAPSI.al

https://lapsi.al/2021/02/16/edi-rama-tregon-arsyet-perse-i-duhet-nje-mandat-i-trete-askush-tjeter-vec-meje-nuk-ka-fuqi-dhe-eksperience-ne-drejtimin-e-vendit/

https://lapsi.al/2021/02/16/basha-kemi-plane-serioze-per-vendin-nuk-do-te-kerkojme-nje-mandat-tjeter-nese-nuk-i-permbushim-angazhimet-tona-ndaj-qytetareve/

Të këshilluara

Stuhia "Medea" merr jetë njerëzish në Greqi

Dy persona humbën jetën të martën nga i ftohti që ka sjellë me vete stuhia “Medea” prej fundjavës. Për shkak rrugëve të pakalueshme në ishujt pranë Athinës, ...

20:25

Shpërthen vullkani Etna në Itali

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite. Aktiviteti shpërthyes që po vazhdon për javë të tëra nga krater...

19:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI