Flash

Bullgaria gjen 400 kilogramë drogë të transportuar nga Dubai

Lapsi.al 16 February 2021
Bullgaria gjen 400 kilogramë drogë të transportuar nga Dubai

Autoritetet bullgare njoftuan se kanë konfiskuar rreth 400 kilogramë drogë të llojit heroinë në portin e qytetit Varna. Droga u gjet e fshehur në një anije që udhëtonte nga Dubai. Anija transportonte materiale ndërtimi nga Irani, raporton DPA.

Vlera e drogës së konfiskuar arrin në rreth 22 milionë dollarë. Ngarkesa ishte e destinuar për një kompanisë bullgare. Policia ka arrestuar pronarin e kompanisë dhe gjithashtu një polic të doganës.

Ata mund të dënohen deri në 15 vjet burgim.

Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI