Flash

Grevë nga pala greke, Kakavija mbyllet për 24 orë

Lapsi.al 16 February 2021
Grevë nga pala greke, Kakavija mbyllet për 24 orë

Kakavija do të mbyllet nesër për 24 orë.

Autoritetet e policisë greke kanë njoftuar policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të nisin punonjësit e doganës greke. Ndërprerja e punës nga pala greke nis prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të datës 18 shkurt.

Gjatë 24 orëve si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra. Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla, medikamente dhe automjetet për raste emergjente.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Ndërkohë pikat e tjera të kalimit kufitar, në Kapshticë, Qafë Botë dhe Tre urat janë të mbyllura prej disa muajsh.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI