Flash

Imazhet e propagandës/ Mjekët pozojnë me përparëse në mes të borës

Lapsi.al 16 February 2021
Imazhet e propagandës/ Mjekët pozojnë me përparëse

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti dhe i disa infermierëve, që merrnin ryshfet në spitalin infektiv, duket se e kanë vënë në një pozicion të vështirë retorikën e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që kur bëhet fjalë për mjekët, nuk sheh njerëz të zakonshëm, por vetëm "heronj".

Për këtë arsye në rrjetet sociale ka nisur një fushatë intensive për të reklamuar sakrificën e punës së tyre të përditshme, përmes disa fotove, që i tregojnë në kushte të vështira, sidomos këto ditë kur ka pasur reshje të shumta bore.

Por në përpjekje për t'i zhveshur mjekët nga dobësitë njerëzore, ata janë vënë të pozojnë në situata qesharake, kur pacientëve iu matet tensioni jashtë në terrene me borë, apo kur mjekët qëndrojnë në të ftohtë, duke pozuar për aparatin fotografik, të veshur me përparësen e bardhë. Për të kuptuar se si janë pritur këto foto, mjafton të lexohen disa prej komenteve, poshtë tyre.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI