Flash

Patozi – Ramës: Boll me këtë spektakël të shëmtuar se e bëre baltë fare

Lapsi.al 15 February 2021
Patozi – Ramës: Boll me këtë spektakël të

Pritjen në Rinas nga kryeministrit Edi Rama të dozave të reja të vaksinave, kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e konsideron spektakël të shëmtuar. Sipas tij, edhe ushtarë që vijnë nga lufta nuk do të kishin për kaq shumë temena.

“Boll me këtë spektakël të shëmtuar! Po boll, mor burrë, me këtë butaforinë e pritjes në aeroport të vaksinave, se e bëre baltë fare!

Edhe ushtarë që ktheheshin nga lufta të ishin, nuk do të kishte qenë nevoja për kaq shumë temenara, që shkëlqejnë nga hipokrizia dhe përdorimi politik për fushatë.

Dhe të mendosh që bëhet fjalë vetëm për një grusht dozash dhe aspak për sasinë që ka nevojë vendi për t’u çliruar nga ankthi i Covid 19” – shkruan Patozi në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI