Flash

Mbi 46 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen në internet për vaksinën antiCovid

Lapsi.al 15 February 2021
Mbi 46 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut regjistrohen

Gjithsej 46.023 qytetarë deri më tani kanë aplikuar për vaksinim kundër Covid-19 përmes faqes së internetit “Vakcinacija.mk”. 13.511 persona janë paraqitur përmes mjekëve të familjes, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë për AIM-në.

Uebfaqja u lansua javën e kaluar dhe çdo qytetar mund të aplikojë në të, pasi sistemi do të jetë ai që gjeneron se cilit qytetarë do t’u jepet përparësi. Përveç kësaj, regjistrimi për vaksinim mund të bëhet përmes mjekëve të familjes përmes sistemit “Termini im”.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi do të fillojë nesër në orën 10:00 në spitalin modular të Klinikës për Sëmundjet Infektive. I pari do të vaksinohet stafi mjekësor që punon në Klinikën e Sëmundjeve Infektive.

Pika në spitalin modular ku ka gjashtë pozicione vaksinimi, do të funksionojë në dy ndërrime nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 20:00, ndërsa vaksinimi do të kryhet nga ekipet mjekësore nga Qendra Shëndetësore Shkup.

Deri më tani, 4.000 punëtorë shëndetësorë janë regjistruar për vaksinim, nga të cilët rreth 2.000 janë në qytetin e Shkupit, ndërsa pjesa tjetër janë në qytete të tjera.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI