Flash

Zbulohet shkaku pse Greqia refuzoi të ekstradojë vrasësit e kryekomisar Artan Cukut

Lapsi.al 15 February 2021
Zbulohet shkaku pse Greqia refuzoi të ekstradojë vrasësit e

Zbulohet arsyeja se përse Gjykata e Lartë në Greqi refuzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit, të akuzuar si urdhërues të vrasjes së kryekomisar Artan Cukut, në hyrje të pallatit të tij në “Rrugën e Kosovarëve” në Tiranë.

Sipas News24 që citon burime të besuara në ministrinë e Drejtësisë gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e autoriteteve shqiptare, dy të shumëkërkuarit morën shtetësinë greke, çka sipas ligjit është kriter ndalues për ekstradimin. Në kushtet e mungesës së një marrëveshjeje që Greqia të ekstradonte shtetasit e saj,

Gjykata e Lartë refuzoi që të akuzuarit për vrasjen e ish-drejtorit të policisë së Vlorës të liroheshin.

Të njëjtat burime thanë se dosja penale ndaj Bledar Jambellit dhe Kristaq Lecit po shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës dhe nëse shpallen fajtorë, atëherë autoritetet shqiptare mund ti kërkojnë Greqisë të njohë vendimin penal ndaj tyre dhe ta vuajnë atje dënimin. Kjo mund të ndodhë, vetëm pasi të ketë një verdikt fajësie dhe kur ai të marrë formë të prerë.

Procesi gjyqësor për ta është në fillimet e veta, përderisa qëndroi i pezulluar për një vit edhe për shkak të situatës së pandemisë. Beldar Jambelli dyshohet se urdhëroi vrasjen e Cukut, pasi në kohën, që ky i fundit ishte drejtues i policisë së Vlorës e arrestoi nën dyshimet për vrasje.

Mikel Shallari që e qëlloi për vdekje kryekomisarin tha se Jambelli i premtoi shumën prej 20 mijë eurosh për ta ekzekutuar zyrtarin e policisë. Shallari që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë u dënua me vetëm 10 vite burg, ndërsa dy të pandehurit e tjerë rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI