Flash

Gjyqtarja e Krujës nuk vepronte e vetme/ Nën akuzë një ish-zyrtar i lartë i burgjeve

Lapsi.al 15 February 2021
Gjyqtarja e Krujës nuk vepronte e vetme/ Nën akuzë një

Ish-drejtori i shërbimit të provës në Krujë Shkelzen Ypi, është zyrtari i radhës ndaj të cilit është ngritur akuzë për shpërdorim detyre përderisa me firmën e tij i janë servirur gjyqtares Enkeleida Hoxha rrethana të rreme ku garantohej se zyrat e shërbimit të provës ishin dakord me lirimin e tij dhe garantonin rehabilitimin.

Ky rezultat hetimor sipas burimeve të TCH thekson dyshimet se pavarësisht arrestimeve të deritanishme, vendimmarrjet e gjyqtares janë kryer jo vetëm nën ndikimin e avokatit por të një vargu institucionesh ku secili prej tyre lehtësonte pozitën e një të dënuari. Në vendimet e gjyqtares rezulton se për rastin e Endrit Dokles, Genci Tafilit dhe Hekuran Billës, shërbimi i provës konsideron se këta të dënuar kishin nevojë për risocializim.

Burgu i Fushë Krujës i mbështeste sugjerimet duke i shpallur të sjellshëm. Mjekët i raportonin ata të sëmurë dhe të afërmit e tyre me probleme shëndetësore. Kurse pushteti lokal firmoste vërtetime për përbërjen familjare dhe përgjegjësinë që kishte i dënuari për t’i qëndruar pranë, sikurse në rastin e Genc Tafilit dhe Endrit Dokles që deklarohen në shkresa me prindër të sëmurë

Por nga këto çështje vetëm dy janë apeluar, Endriti dhe Genc Tafili dy të tjerët jo.

Ky është rasti kur për prindërit e Genc Tafilit mjekët lëshojnë këtë vërtetim mjekësor. E njëjta skeme edhe për Hekuran Billën për të cilën burgu i Fushë Krujes e vlerëson maksimalisht për sjellje të mirë e po ashtu dhe me dy prindër të sëmurë për të cilët ai duhej të kujdesej

Por Ministria e Drejtësisë ka kallëzuar për skandalin e Hekuran Billës vetëm shërbimin e provës dhe asnjë nga sistemi penitenciar.

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI