Flash

Grida Duma: Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Edi Ramës

Lapsi.al 16 February 2021
Grida Duma: Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, shkruan në një postim në “Facebook” se bashkohet me dhimbjen e mijëra qytetarëve shqiptarë, që sipas saj, janë braktisur nga qeveria e Edi Ramës, duke humbur të afërmit e tyre nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale. Sipas ish-deputetes Duma, degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e Ramës, ndrësa shton se ai përpara shëndetit të njerëzve vuri koncesionet.

Mesazhi i Dumës:

Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revolën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore. Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale. Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend. Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!

Të këshilluara

Shpërthen vullkani Etna në Itali

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite. Aktiviteti shpërthyes që po vazhdon për javë të tëra nga krater...

19:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI