Flash

DASH: Mbështesim fuqimisht bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë

Lapsi.al 16 February 2021
DASH: Mbështesim fuqimisht bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Edward Price, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që ta vazhdojë bisedimet me Serbinë, për normalizimin e raporteve në kuadër të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur gazetarja e pavarur Cristina Maza. “Edward Price tha se “SHBA-të e urojnë popullin e Kosovës për mbajtjen me sukses të zgjedhjeve parlamentare. Kur bëhet fjalë për dialogun me Serbinë, SHBA-ja mbështet fuqimisht bisedimet për normalizim në kuadër të BE-së. Ne do të inkurajojmë qeverinë e re, sapo të formohet, të vazhdojë pikat e cekura” – tha ai. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka dërguar edhe një letër urimi ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Biden në letër i ka kërkuar Osmanit që Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet.

Të këshilluara

Stuhia "Medea" merr jetë njerëzish në Greqi

Dy persona humbën jetën të martën nga i ftohti që ka sjellë me vete stuhia “Medea” prej fundjavës. Për shkak rrugëve të pakalueshme në ishujt pranë Athinës, ...

20:25

Shpërthen vullkani Etna në Itali

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në vullkanin Etna, në Itali, në orën 17:09 të kësaj pasdite. Aktiviteti shpërthyes që po vazhdon për javë të tëra nga krater...

19:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI