Flash

Lubonja: Pse fitorja e Vetëvendosjes jep shpresë edhe për Shqipërinë

Lapsi.al 16 February 2021
Lubonja: Pse fitorja e Vetëvendosjes jep shpresë edhe për

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka komentuar fitoren e Albin Kurtit në Kosovë dhe ndikimin e frymës së Vetëvendosjes në Shqipëri. Lubonja thotë se Kosova nuk ka arritur në degradimin që ka shkuar Shqipëria, teksa fitoren e Vetëvendosjes e cilëson edhe si shpresë për vendin tonë. Ai thekson se Vetëvendosja me programin e saj është më e ndjeshme për të papërfaqësuarit teksa shton se në Shqipëri partitë nuk kanë program ideologjik.

“Para zgjedhjeve bëra një titull “Vetëvendosja si shpresë dhe një rezervë për “Krejt dhe drejt”. Në analizën që i kam bërë unë, Kosova ka qenë në një pikë të trajektores ku nuk ka arritur degradimin që ka arritur Shqipëria. Për shkak të kombinimit të neoliberizmit me problemet, nëse Kosova do vazhdonte me sistemin që kishte marrë për funksionim, neoliberalizmin, me shtetin e dobët, plus problemet që do akumuloheshin, ekonomia kriminale dhe korrupsioni, mund të arrinte deri tek Shqipëria.

Fitorja e Kurtit është shpresë për të ndaluar në Kosovë trendin, por edhe për të ngjallur shpresë në Shqipërinë e dëshpëruar që ka arritur shumë larg dhe në mënyrë të pakthyeshme, për të ardhur tek një shtet që është ndoshta më social, sepse ajo ka një program. Partitë këtu s’kanë program. Vetëvendosja është shpresë, sepse në Shqipëri nuk kemi një parti që të përfaqësojë të papërfaqësuarit.

Pse votuan ata është punë e tyre, por programi i Vetëvendosjes është program më i ndjeshëm ndaj të papërfaqësuarve. Shteti social ka të përbashkëta me luftën ndaj oligarkisë që duhet t’i ketë edhe një parti për shtetin liberal.

Vetëvendosjen në një farë kuptimi duhet ta shohim në dy aspekte. Fitorja e bujshme e saj në një aspekt është nga lodhja e zhgënjimi ndaj kastës politike që kërkon ndëshkim ndaj saj. Ka dhe një aspekt tjetër, që tek ne nuk e kemi. Shpresa tek ajo.

Ne themi hajde se Edi Rama kështu, opozita kështu. Aty meqenëse Kurti nuk është provuar në pushtet, është i rëndësishëm. Mund të hynin këta edhe në lojëra, por ka një besim se këta njerëz nuk do bëjnë si ata të tjerët sa i përket korrupsionit, kapjes së shtetit.

Ka një lodhje me establishmentin. Vetëvendosja e ka këtë element. Lodhja nuk vjen vetëm nga sistemi, apo abuzimet me këtë sistem. Vjen edhe pastaj nga ekseset.

Tek ne problemet e këtij sistemi shfaqen në mënyrën më groteske. Nëse në ato vende e kontrollojnë ca të pasur që dhe prodhojnë, këtu janë trafikantët e drogës. Në Kosovë nuk ka shkuar tek kjo. Duhet hapur debat në Shqipëri pse Kosova u tregua kaq e zonja me zgjedhjet.

Për mendimin tim, aty arsyet janë shumë. Mund të debatohet. Por unë shoh që aty ka më pak kapje të shtetit, nga krimi dhe kjo ndikon. Ka më shumë baraspeshë, dhe respekt për institucionet. Nuk ndryshojnë administratat aty si këtu nga i pari tek i fundit. Zëdhënësi i Policisë ishte një që kishte nja 15 vite. Si ka mundësi aty del rezultati brenda ditës, kurse këtu ka 30 vite që... Një gjë që ia vlen të diskutohet” – tha Lubonja.

Të këshilluara

Stuhia "Medea" merr jetë njerëzish në Greqi

Dy persona humbën jetën të martën nga i ftohti që ka sjellë me vete stuhia “Medea” prej fundjavës. Për shkak rrugëve të pakalueshme në ishujt pranë Athinës, ...

20:25

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI