Flash

Zgjedhjet e 14 Shkurtit, dita e fundit e fushatës zgjedhore në Kosovë

Lapsi.al 12 February 2021
Zgjedhjet e 14 Shkurtit, dita e fundit e fushatës zgjedhore në

Sot mbyllet fushata elektorale në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. Subjektet politike kanë kohë edhe sot të vijojnë fushatën e nisur që në datën 3 shkurt. Fushata ka qenë më e shkurtra në historinë e vendit, pasi partitë kanë pasur vetëm 10 ditë kohë për të shpalosur para qytetarëve programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë. Tubimet e subjekteve politike kanë kaluar të qeta dhe pa incidente.

Sa i takon zbatimit të rregullave të pandemisë, inspektorati në Prishtinë ka vendosur të paktën 11 gjoba për subjektet politike, tri gjoba për Lidhjen Demokratike të Kosovës, tri gjoba për Partinë Demokratike të Kosovës, dy gjoba për Lëvizjen Vetëvendosje, dy gjoba për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe një gjobë për Nismën Socialdemokrate. Lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ka 1 milion e 794 mijë e 862 persona.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI