Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

CNN: Pushtimi i Kapitolit është "krimi i shekullit"

Lapsi.al 11 February 2021
CNN: Pushtimi i Kapitolit është "krimi i shekullit"

Fraza “krim i shekullit” është përdorur për të përshkruar skandalet më të mëdha që kanë tronditur Amerikën- duke filluar nga rrëmbimi i foshnjës së Charles Lindbergh, tek vrasjet e serial killer ( Son of Sam Murders), çeshtja e  OJ Simpson dhe  vrajsa e JonBenet Ramsey.

Këto ishin krimet dhe tragjeditë që kanë tronditur Amerikën.

Kryengritja e Kapitolit më 6 janar 2021, fatkeqësisht është një ndër krimet më të mëdha të Amerikë. Asgjë nuk e bëri edhe më të qartë se gjyqi i dytë i fajësimit të ish-Presidentit Donald Trump, ku çështja kundër tij u zhvillua më shumë si një dokumentar i krimit të vërtetë sesa një gjyq politik.

Fotot, videot, thirrjet telefonike, deklaratat e betimit – disa prej të cilave nuk ishin shpërndarë kurrë më parë publikisht – ishin tronditëse dhe  madje edhe të bezdisshme. Ato ishin shumë larg dëshmive të zakonshme.

Trazirat në Kapitol nuk kishin të bënim vetëm me pengimin e drejtësisë ose abuzimin e pushtetit – por  me një skenë të dhunshme krimi në një nga kështjellat më të shenjta të kombit amerikan.

Menaxherët e Dhomës së Përfaqësuesve i cilësuan trazirat në Kapitol si të përllogaritura për të përmbysur qeverinë madje  mund të arrinin deri aty sa të vrisnin edhe Pence, Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe ligjvënës të tjerë – duke sulmuar edhe çdo oficer policie që do t’i pengonte.

Protestuesit kishin armë, mjetë të dëmshme të tjera, ata madje kanë kërkuar në çdo sallë për të gjetur se ku ishin fshehur ligjvënësit vetëm me qëllimin për ti lënduar. Ata janë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme. Por, përmes të gjitha provave, pamjeve, fakteve të padiskutueshme, është shumë e qartë se nxitësi është vetë Trump.

Gjatë gjyqit të fajësimit, Rep. Madeleine Dean, tha se trazirat nuk do të kishin ndodhur kurrë nëse nuk do të ishte për Donald Trump.

Ishte pikërisht Trump  që me fjalët e tij, i kërkoi mbështetësve të mos pranonin rezultatin e zgjedhjeve.  Dhe shumë prej mbështetësve ishin të gatshëm të luftonin  deri në fund për të.

Një gazetar i CNN, Josh Campbell shkroi në Twitter , “Unë kurrë nuk kam parë kaq video për një sulm terrorist. Ky është një mallkim”.

Me gjithçka që dimë tani, pasi ka ende shumë fakte që duhen zbuluar- është e qartë që ky gjyq nuk ka të bëjë me politikën. Nuk ka të bëjë me republikanët apo demokratët. Nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës dhe nëse  do të detyrojmë dikë për të mos  thënë gjëra që nuk na pëlqejnë.

Ka të bëjë me përmbysjen qeverisë amerikane, vdekjet e pesë personave, sulmin ndaj zbatimit të ligjit, rrezikun e paimagjinueshëm në të cilën u gjenden zyrtarët amerikanë, stafi i tyre dhe në disa raste familjet e tyre dhe sigurisht lidhjen e fortë me njeriun më të fuqishëm në botë, Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo që ndodhi në Kapitol nuk është asgjë më pak se “krimi i shekullit”.

Përktheu abcnews.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI