Flash

Ekspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën

Lapsi.al 11 February 2021
Ekspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të

Varianti i koronavirusit që u shfaqe për herë të parë në Kent mund të bëhet lloji dominues i virusit kudo në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike të Britanisië së Madhe.

Profesoresha Sharon Peacock i tha BBC se varianti i ri ka “përfshirë vendin” dhe “do të përfshijë botën, me shumë gjasë”. Varianti Kent i Covid është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende.

Ky variant i Covid u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë jug-lindore dhe përhapja e saj e shpejtë gjatë muajve në vijim u citua si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar.

Profesoresha Peacock, drejtore e konsorciumit Covid-19 Genomics në Mbretërinë e Bashkuar, tha: “Ajo që na ka prekur vërtet për momentin është transmetueshmëria”.

Ajo shtoi: “Do na duhen shumë vite që të përballemi me virusin”.  Vaksinat aktuale u krijuan rreth versioneve të mëparshme të koronavirusit, por shkencëtarët besojnë se ato ende duhet të funksionojnë kundër atyre të reja, megjithëse ndoshta jo edhe aq mirë.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI