Flash

Shfryhet dosja e bujshme e SPAK, Plaurent Dervishaj lirohet nga burgu në Dubai

Lapsi.al 6 February 2021
Shfryhet dosja e bujshme e SPAK, Plaurent Dervishaj lirohet nga burgu në

Autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e shumë të kërkuarit Plarent Dervishajt për në Shqipëri duke e liruar atë nga burgu ku mbahej në Dubai.

Dervishaj është liruar ditën e djeshme nga gjykata me argumentin se materialet nga Shqipëria kanë mbërritur me vonesë. Dervishaj u kap me 10 dhjetor në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërkohë që ishte në arrati pas operacionit të bujshëm "Asgjë nuk harrohet" që rihapi dosjen e vrasjes së Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut.

Kërkesa për ekstradim nga ana e autoriteteve shqiptare është firmosur që në datë 21 dhjetor 2020 nga ministrja e Drejtësisë, Etlinda Gjonaj, por nuk dihet nëse ajo është vonuar nga kjo ministri apo nga ajone jashtme.

Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Shpallja në kërkim e Dervishaj është bërë pas rrëfimit të Luftar Reçit, i cili ka treguar dinamikën e vrasjes së Klodian Saliut, vrasje në të cilën bashkëpunëtori i drejtësisë, ka treguar se ka marrë vetë pjesë, së bashku me Indrit Taullaun, Plaurent Dervishaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI