Flash

Mafia e pronave në Lezhë, ambasadorja e SHBA: Tjetër goditje e SPAK kundër krimit të organizuar

Lapsi.al 5 February 2021
Mafia e pronave në Lezhë, ambasadorja e SHBA: Tjetër goditje e

Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pasurive të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, me vlerë 60 milionë euro në Lezhë.

Ambasadorja e quan sekuestrim dhe dënimin e 11 personave si shembull të drejtësisë së re, duke shtuar se shpreson që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate.

“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI