Flash

Pas njohjes së Izraelit, hyn në fuqi marrëveshja për investime amerikane në Kosovë

Lapsi.al 5 February 2021
Pas njohjes së Izraelit, hyn në fuqi marrëveshja për

Përveç njohjes nga Izraeli dhe vendosjes së raporteve diplomatike me këtë shtet, Kosovës i ka ardhur edhe një lajm i mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që është derivat i marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruar nga Avdullah Hoti dhe Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Tashmë ka hyrë në fuqi marrëveshja për investime nxitëse e Korporatës Amerikane Për Zhvillim Ndërkombëtar (DFC), e cila është edhe pjesë e marrëveshjes së 4 shtatorit.

Këtë e ka bërë të ditur vetë DFC përmes një njoftimi zyrtar në “twitter’, i cili është rishpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Marrëveshja e re e DFC-së për Investime Nxitëse ka hyrë në fuqi, duke ia mundësuar DFC-së vendosjen e serisë së plotë të produkteve financiare në Kosovë”, është bërë e ditur të enjten në faqen zyrtare të DFC-së në Twitter.

Nga zyra e Departamentit të Shtetit në Evropë kjo marrëveshje po cilësohet si forcim i mbështetjes së SHBA-së në zhvillimin e ekonomisë së Kosovë me krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjes së investimeve.

“Njoftimi i sotëm forcon angazhimin e SHBA për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. IIA e DFC-së me Kosovën do të ndihmojë në mobilizimin e investimeve që krijojnë vende pune”, thuhet në reagim.

Në pikën 3 të marrëveshjes së Washingtonit përshkruhen përfitimet që do të ketë Kosova nga fondet e DFC-së dhe EXIM.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

-Autostradën e paqes

-Lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare

-Lidhjen hekurdhore Nish-Prishtinë

-Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

-Projekte shtesë dypalëshe

-Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar.

Për jetësimin e marrëveshjeve që ndërlidhen me investimet e DFC-së në Prishtinë gjatë shtatorit kishte qëndruar edhe Adam Boheler, i cili kishte nënshkruar marrëveshjet me kryeministrin, Avdullah Hoti.

Në dokumentin e nënshkruar më 21 shtator 2020 nga Hoti dhe drejtori i DFC-së, Adam Boehler, thuhej: “Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43