Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Maqedoni e Veriut, 8 të vdekur dhe 314 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

Lapsi.al 5 February 2021
Maqedoni e Veriut, 8 të vdekur dhe 314 të infektuar me koronavirus

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të premten tetë viktima me COVID-19 dhe 314 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga dy viktima janë regjistruar në Kumanovë dhe Ohër, ndërsa nga një në qytetet e Shkupit, Velesit, Berovës dhe Strumicës. Numri i përgjithshëm i viktimave me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 2,908 perona. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre është në Shkup, gjithsej 179 raste, ndërsa numër më të vogël ka në 26 qytete tjera.

Të premten janë regjistruar edhe 210 persona të shëruar, ku numri më i madh i tyre është në Shkup.

Në Maqedoninë e Veriut deri më tani me COVID-19 janë diagnostikuar 94,196 persona, prej të cilëve 83,634 janë shëruar, ndërsa 7,654 të tjerë janë ende aktivë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut përmes mekanizmit COVAX deri në fund të muajit shkurt pritet të furnizohet 103,200 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Sipas ministrit Filipçe, vaksinat janë pjesë e iniciativës së Kombeve të Bashkuara që do të shpërndajë gjithsej 337.2 milionë vaksina për 145 shtete në të gjithë botën.

Më herët Filipçe kishte njoftuar se vaksinat e para të kompanisë Pfizer nuk do të arrijnë para muajit mars, ndërsa ka bërë të ditur nisjen e procedurës për furnizim me 200 mijë vaksina kineze. Maqedonia e Veriut deri tani nuk ka pranuar asnjë vaksinë.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43