Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Dalin SHIFRAT/ Tirana kurseu më shumë gjatë pandemisë, korçarët më dorëlëshuarit

Lapsi.al 5 February 2021
Dalin SHIFRAT/ Tirana kurseu më shumë gjatë pandemisë,

Gjatë vitit të kaluar, totali i depozitave në sektorin bankar në vendin tonë ka prekur një rekord të ri historik. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e katërt të 2020-ës, tregojnë se totali i depozitave në sektorin bankar fiksohej në 1.29 trilionë lekë, çka përkthehet në rreth 10.5 mld euro.

Duke bërë një krahasim me tremujorin e 4-tët të vitit paraardhës, dalim në përfundimin se, gjatë 2020-ës, vitit të pandemisë, shqiptarët kanë rritur me rreth 772 mln euro depozitat e tyre. Rritja vjetore fiksohet në 7.9%, çka përkthehet në rritjen më të madhe të 4 viteve të fundit.

Po ti shohim të dhënat sipas rretheve ndërkohë, rezulton se banorët e kryeqytetit janë ata që kanë kursyer më shumë, duke rritur me 11.8% depozitat e tyre. Me diferencë të ndjeshme ndjekin rrethet e tjera.

Në vend të dytë dhe të tretë kemi durrsakët dhe elbasanllinjtë, të cilët kanë rritur me 5.4% kursimet e tyre në banka. Lezha vijon renditjen, me një rritje të depozitave me 4.6% krahasuar me vitin paraardhës.

Fieri dhe Vlora ndërkohë regjistrojnë një rritje me 3.8% dhe 3.7% respektivisht. Ata që kanë kursyer më pak nga pandemia ndërkohë duket të jenë shkodranët dhe korçarët, me vetëm 1.8% dhe 1.6% rritje të depozitave.

Në llogaritje është përfshirë totali i depozitave, pra jo i ndarë mes institucioneve, bizneseve apo individëve, ndërkohë që këta të fundit zënë peshën më të madhe.

Vetëm për individët ndërkohë, tabela mbetet thuajse e njëjtë, me Tiranën dhe Durrësin në vend të parë, por me Lezhën që i ka marrë një vend në renditje Elbasanit, Vlora Fierit, si dhe Korça Shkodrës. /Tv Scan

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43