Flash

Ndërron jetë ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”

Lapsi.al 5 February 2021
Ndërron jetë ish-bosi i firmës piramidale “Gjallica”

Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, Fitim Gërxhalliu, një emër i njohur në vitet e lulëzimit të firmave piramidale në “97-ën dhe më pas. Ai njihej si shefi i firmës piramidale “Gjallica” e cila sipas dokumentave zyrtare arriti të shkaktonte një dëm prej 332 milionë dollarë të cilat ishin depozituar nga mbi 69 mijë persona.

Firma “Gjallica” u themelua nga Gërxhalliu dhe çifti Shemsie dhe Gani Kadria. Ajo u regjistrua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991 si një bashkim kompanish dhe ortake e vetme ishte Shemsie Kadria.

Në 17 shkurt 1997 u morën të pandehur Gani Kadria dhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu. Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhër-arresti ndërkombëtar.

Në janar 2001, Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me 20 vjet burg Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e uli dënimin në 11 vjet burg ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg.

Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qera te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij duke marrë me vete edhe një pjesë të misterit të kohës kur jetoi. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="835"]Rezultati i imazhit për shemsie kadria Shemsie Kadria[/caption]

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI