Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Brazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate kundër Covid, gjendet edhe në Shqipëri

Lapsi.al 5 February 2021
Brazili zbulon një ilaç që po përdoret dhe jep rezultate

Një ilaç që kushton lirë dhe që mund të gjendet në çdo farmaci në botë, përfshi Shqipërinë, që përdoret kundër artritit dhe që mjekët dhe shkëncëtarët po e shohin se ka potencialin për të ulur ndjeshëm qëndrimin në spital të pacientëve me Covid-19 dhe nevojën për oksigjen shtesë.

Medikamenti quhet kolikicinë (Colchicine) dhe rezultatet e studimit të ri vijnë nga Brazili, pas një studimi ndërkombëtar i botuar të mërkurën, që zbuluan se i reduktoi shtrimet në spital dhe vdekjet mes pacientëve me Covid-19 me më shumë se 20%.

Sipas The Gurdian, Colchicine, medimikamenti që përdoret për të trajtuar sëmundjet reumatizmale dhe të artritit, u përshëndet nga studiuesit si potencial për të qenë ilaçi i parë oral për të trajtuar Covid-19 në ambiente ambulatore në një provë të financuar nga qeveria e Quebec dhe filantropëve.

Prova e fundit, e financuar nga fondacionet dhe autoritetet braziliane, sugjeroi që ilaçi mund të zvogëlojë përgjigjen inflamatore të trupit dhe të ndihmojë në shmangien e dëmtimit të qelizave që veshin muret e enëve të gjakut.

“Cilido qoftë mekanizmi i veprimit… kolikicina duket të jetë e dobishme për trajtimin e pacientëve të shtruar në spital me Covid-19”, sipas një raporti mbi studimin klinik të kryer që u publikua në revistën në internet RMD Open, i cili është botuar nga British Medical Journal.

Ky ilaçi gjendet edhe në Shqipëri, sipas informacioneve të para ai kushton 1600 lekë të reja. Natyrisht ky medikament duhet të përdoret jo pa udhëzimin apo rekomandimin e një mjeku, por studimi është shumë shpresëdhënës për të sëmurët të infektuar me Covid dhe që trajtohen në spitale, apo që janë në terapi intensive.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43