Flash

Basha takon kreun e parlamentit turk: Mirënjohje për ndihmat e rindërtimit dhe pandemisë

Lapsi.al 4 February 2021
Basha takon kreun e parlamentit turk: Mirënjohje për ndihmat e

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me kreun e Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop. Teksa ka shprehur mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin dhe në përballimin e pandemisë COVID-19, Basha theksoi se Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar.

"Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë" - shkrehet Basha.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI