Flash

Atentati mafioz, identifikohet organizatori i masakrës së Bradasheshit: Ruhet nga “grupi i Dubait”

Lapsi.al 4 February 2021
Atentati mafioz, identifikohet organizatori i masakrës së

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim organizatorin e vrasjes së trefishtë në aksin Elbasan-Metalurgji më datë 29 dhjetor 2018. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.

Burime bëjnë me dije se personi i dyshuar se organizoi atë që u quajt masakra e Bradasheshit është Mikel Qosja, i cili tashmë kërkohet nga policia.

Qosja është arratisur më herët në Dubai dhe gjendet nën mbrojtjen e disa personazheve të njohur të nëntokës në Elbasan që njihen si “grupi i Dubait”.

“Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore bënë të mundur identifikimin e një prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 29.12.2018, në fshatin Bradashesh, Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit E. A., A. D. dhe T. D. Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasi: M.Q., 35 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje“, bën me dije policia.

Atentati

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mbrëmjes së datës 29 dhjetor, ku Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turku Durunay ndodheshin në një automjet duke u kthyer nga një prej restoranteve aty pranë. Ndërkohë që u futën në kryqëzim mjetit iu pre rruga dhe në drejtim të tyre u qëllua disa dhjetra herë duke i lënë të vdekur në vend.

Policia dyshoi se ngjarja ndodhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës duke vijuar hetimet në këtë drejtim.

Vrasje dhe arrestimi i Erion Alibejt

Ngjarjet e rënda në Elbasan që lidheshin me këtë atentat do të riktheheshin verën e vitit të shkuar ku u vranë brenda pak ditësh Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.

Në lidhje me këto vrasje prokuroria akuzoi Erion Alibejn, vëllain e Endrit Alibejt të ekzekutuar në atentatin e 29 dhjetorit. Erion Alibej u arrestua në 18 shtator të vitit të shkuar pikërisht për këto dy vrasje.

“Në kuadër të hetimeve është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi mes një shtetasi dhe organit të prokurorisë. Bashkëpunëtori i drejtësisë, por edhe personat e tjerë të pyetur gjatë hetimeve, kanë konfirmuar dyshimin se Erion Alibej është porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ka të dhëna që këto ngjarje kanë për motiv gjakmarrjen për vrasjen e shtetasit Endrit Alibej, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018 në Elbasan”, thuhet në dosjen hetimore në lidhje me arrestimin e tij.

Erion Alibej është gjithashtu i dyshuar edhe për vrasje e Bujar Çelës, vëllait të Talo Ccelës në shtator të vitit të shkuar si hakmarrje ndaj ekzekutimit të vëllait të tij, Dylgjerit dhe turkut Durunay.(ABC News)

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43