Flash

Meta: Votoni në zgjedhje, nuk do lejoj prekjen e votës

Lapsi.al 4 February 2021
Meta: Votoni në zgjedhje, nuk do lejoj prekjen e votës

Ilir Meta bëri thirrje që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, të cilat i quan referendum historik.

Presidenti thekson se vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh. Meta e quan pjesëmarrjen në zgjedhje, një mision patriotik.

Presidenti del garant për të mos lejuar askënd të prekë votën e qytetarëve.

“Me rastin e Ditës Globale të Zgjedhjeve, u bëj thirrje të gjithë të rinjve dhe shqiptarëve, të marrin pjesë në referendumin historik të 25 prillit 2021.

Vota është fuqia e vërtetë e çdo qytetari, sidomos e të rinjve, që kërkojnë dhe mezi presin ndryshimin e madh.

Pjesëmarrja në zgjedhje, është një mision patriotik. Askush nuk duhet të mungojë!

I garantoj të gjithë shqiptarët se jam i vendosur dhe i angazhuar për të mos lejuar askënd të prekë votën e tyre! ??”, deklaron Presidenti Meta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI