Flash

100 të infektuar me Covid në Sarandë brenda 4 ditësh, mbyllet Kadastra dhe një shkollë e mesme

Lapsi.al 4 February 2021
100 të infektuar me Covid në Sarandë brenda 4 ditësh,

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e mërkurë kanë rezultuar pozitivë 18 persona, 15 nga testimet e shpejta dhe 3 nga përgjigjet e ardhura nga Instituti.

Kjo ka detyruar NJVKSH në Sarandë që të bëjë mbylljen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, pas konfirmimit të 6 punonjësve pozitivë me koronavirus, ndërsa 3 të tjerë janë të karantinuar.

Këtu do të punohet me personel të reduktuar dhe me masa të rrepta. Qytetarët nuk do të lejohen të hyjnë brenda në mjedise, ndërsa do t’u shërbehet nga hyrja kryesore.

Gjithashtu, për shkak të numrit në rritje të nxënësve të konfirmuar pozitivë, ku raportohet për 10 nxënës të infektuar, u vendos mbyllja për dy javë edhe e shkollës së mesme teknike “Frymë dashurie” në Mesopotam, bashkia Finiq.

Në ditët e para të shkurtit, pozitivë në Sarandë kanë rezultuar 100 pacientë. Njëherësh sot në Sarandë kanë humbur jetën edhe dy persona, njeri taksist nga Saranda, 64 vjeç, tjetri fermer nga Konispoli, 62 vjeç.

Të këshilluara

Publikohen detaje të reja nga çifti Kim

Zërat për një divorc të mundshëm mes Kim Kardashian dhe Kanye West vijojnë të fitojnë terren. Ndërkohë që admiruesit e tyre shpresojnë që e gjitha kjo të mos je...

11:21

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI