Flash

Alarmi i kardiologut/ Si po “i mashtron” covid të sëmurët me zemër

Lapsi.al 4 February 2021
Alarmi i kardiologut/ Si po “i mashtron” covid të

Kardiologu i njohur italian Francesco Romeo, i cili është edhe president i Fondacionit të Zemrës dhe Qarkullimit Onlus ka bërë një paralajmërim të fortë në mediat vendase. Ai thotë se që prej nisjes së pandemisë covid-19 ka pasur një rritje të atakëve kardiakë për shkak se personat e infektuar anashkalojnë simptomat duka ia faturuar të gjitha shenjat virusit.

“Është një fenomen me një rënie të lehtë krahasuar me valën e parë të pandemisë, por gjithsesi shumë pacientë që kanë pësuar sulm në zemër mbërrijnë vonë në spital sepse mendojnë se simptomat janë për shkak të Sars-CoV-2. Në fakt, në rast të një sulmi në zemër janë të rëndësishme edhe pak minuta. Ajo që i ngatërron më shumë pacientët është vështirësia e frymëmarrjes.

Një simptomë e tillë mund të ndodhë edhe tek të sëmurët me covid edhe tek ata që pësojnë një sulm në zemër dhe ata shkojnë me vonesë në urgjencë. Një fenomen i tillë është shumë i pranishëm në shumë spitale italiane edhe në këtë fazë të dytë të pandemisë. Nëse keni dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje dhe rrahje të shpejta ose të ngadalta zemre është e nevojshme të telefononi menjëherë urgjencën” – thotë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI