Flash

Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më lanë vetëm

Lapsi.al 4 February 2021
Flet Fatos Nano/ Momenti i vështirë si kryeministër kur më

“Në thelb është e vërtetë që një drejtues ështe vetem ne vendime te mëdha. Sepse Kryeministri ose drejtuesi i një mazhorance qeverisëse ka barrën dhe peshën e sëpatës së fundit. Sado të konsultohesh, sado të jesh i hapur për të dëgjuar mendimet e të tjerëve, goditjen e fundit do ta japësh vetë.

Ndërkohë, askush nga të tjerët, veçanërisht në kushtet e një shoqërie tradicionale siç kemi qenë ne, nuk e ka përgjegjësinë për të qenë këmbëngulës që ai e ka gjetur zgjidhjen e vërtetë. Nuk është këmbëngulës sepse nuk e ndjen përgjegjësinë e liderit. Prandaj në momentet e fundit duhet ta ndash vetë thellësinë e veprimit, gjerësinë e shtrirjes dhe impaktin duke përfshirë dhe të pakënaqurit që do krijosh afër teje.

Domethënë unë praktikisht kam qenë në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë deri në 2005, pothuajse çdo 4 vjet. Që do të thotë 2-3 herët e para unë nuk kam arritur të shpalos programin. Ishin kohë emergjencash, ishin konflikte të nxitura nga palët politike, opozita ishte shumë pak operuese, ishte agresive, dhe mua më duhej të zhvendosesha nga kontrolli i një përpjekje për të shpërthyer burgun e Tiranës, siç ndodhi në Mars ’98, tek ndjekja e situatës në brigadën ushtarake të Shkodrës ku kishin sulmuar për të rrëmbyer armët, për të vjedhur armët. Dhe do thuash kur ngele vetëm?

Në momentin që unë dhe Ndre Legisi, që ishte Sekretar i Shtetit, po komunikonim pandërprerë telefonikisht për evolucionin e situatës dhe masat që duhet të merrnim, ishte e nevojshme të prisnim sepse Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ishin në Shkodër dhe u duheshin 2 orë që të vinin nga Shkodra në Tiranë dhe midis tyre ishin specialistë që e njihnin planimetrinë e burgut, kishin hyrë nga sipër, dinin ta kontrollonin situatën në revoltë etj.

Nga ora 9 e asaj mbrëmje, në një nga telefonatat me Ndrekën, më thotë Neritani iku, ministri. Si iku, i them unë? Më dorëzoi telefonin dhe më tha ika unë se ra shteti. Dhe iku vërtetë! Iku në shtëpi. Dhe unë vazhdova me Ndrekën deri sa me ndihmën e radio Kohës e Arian Çanit, bëmë një fushatë diversioni pozitiv në mesin e të rebeluarëve, dhe i ndamë shapin nga sheqeri. Arritëm ta kontrollonim deri sa u kthyen forcat speciale nga Shkodra. Dhe sa kisha rënë të fle në 5 të mëngjesit, më merr ministri Neritani dhe më thotë e zgjidhëm ne situatën. Në raste të tilla ngelesh vetëm. Sepse niveli i përgjegjësisë që i takon Kryeministrit, nuk e merr askush tjetër. – tha Nano në emisionin “Opinion”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43