Flash

Rama sulmon opozitën: Ata luajnë kumar për vaksinat

Lapsi.al 1 February 2021
Rama sulmon opozitën: Ata luajnë kumar për vaksinat

Kryeministri Edi Rama priti këtë mbrëmje dozat e vaksinës anti-Covid të kompanisë Pfizer, që mbërritën në aeroportin e Rinasit. Mes të tjerash, Rama sulmoi dhe opozitën, teksa tha se këta të fundit “luajnë kumar në negociata, ndërsa qeveria e tij luan vetëm shah”.

“E vërteta është krejt ndryshe. Së pari, vaksinat nuk mund të bëhen as për fushatë, as për propagandë, dhe aq më pak për t’i hedhur hi syve njerëzve në prag të zgjedhjeve, sepse shkurti erdhi, vjen marsi, dhe njerëzit janë këtu, do ta shohin si do vazhdojë procesi. Kjo nuk ka lidhje me fushatën, as me zgjedhjet e propagandën. Kjo ka lidhje me faktin, që duan s’duan ata që s’duan, Shqipëria ka një qeveri që arrin të bëjë gjëra, që të tjerët rreth nesh nuk arritën t’i bëjnë. Dhe Pfizer në këtë pikë meriton vetëm mirënjohje dhe respekt nga ne.

 

Ne kemi raporte fantastike me kompaninë, megjithatë ne po negociojmë edhe me kompani të tjera. Dua të ndalem edhe te pagesat. Ne mund të merrnim edhe më shumë nga Pfizer, por iu kam thënë që ndryshimi themelor mes nesh dhe atyre që janë mes nesh është se ata luajnë ose ‘ha këtë, të të ha atë’, ose luajnë kumar, ne luajmë shah në negociata, me këdo qoftë, dhe me mënyrën se si realizojmë planet tona në të gjitha drejtimet. Prandaj ne fitojmë. Kurse ata thonë ‘të fitojë vendi, që të kapim dhe ne ndonjë gjë’”, - u shpreh kryeministri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI